4 VDEKJE + 94 SHKELJE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT NË BURGJET KUBANEZE NË MUAJIN GUSHT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | Katër të burgosur vdiqën në burgjet kubaneze në muajin gusht, ku u regjistruan të paktën 94 shkelje të të drejtave të njeriut gjatë së njëjtës periudhë.
Qendra e Dokumentimit të Burgjeve Kubane (Cdpc), një organizatë joqeveritare me seli në Meksikë, ka denoncuar vdekjen e:
1- Z. Entëni (Anthony) Bermúdez.
2- Z. Ariel Hasdie López.
3- Z. Abraham Karmenates (Carmenates) Hervás.
Ata vdiqën për shkak të neglizhencës mjekësore, ndërsa Kevin Karabalo (Caraballo) vdiq gjatë një greve urie për të pohuar pafajësinë e tij.
Shkeljet më të shpeshta të zbuluara, shpjegon OJQ-ja, përfshijnë shtypjen dhe ngacmimin, mohimin e kujdesit mjekësor, kushtet e pasigurta të jetesës dhe mungesat e ushqimit.
CDPC raporton gjithashtu ndëshkime trupore, izolim, pezullim të vizitave familjare dhe transferime ndëshkuese, veçanërisht kundër të burgosurve politikë.
Burgjet më të prekura janë Kombinado (Combinado) del Este në Havana, Kuba (Cuba) Sí në Holguín dhe Boniato në Santiago de Kuba (Cuba).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments