DURRËS | U ARRESTUA NERIM TACI (ARDIT KLOSI) BANUES NË FSHATIN GJORMË TË KURBINIT; GJYKATA E MATIT I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR 2 VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Nerim Taci (Taçi), i njohur edhe si Ardit Klosi, me moshë 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, të Kurbinit.
Njoftim | Durrës.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit:
N. T. alias A. K., 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments