PAPA LEO XIV-të: NA DUHET NJË ALEANCË E BAZUAR JO NË PUSHTET POR NË KUJDES; LYPET VËMENDJE NDAJ TË VARFËRVE DHE JO NDAJ EKONOMISË QË VRET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 1 min read

Vatikan | “Ne duhet të identifikojmë shtigje lokale dhe ndërkombëtare që zhvillojnë forma të reja të bamirësisë sociale, aleancave midis dijes dhe solidaritetit midis brezave”.
Papa Leo XIV-të e tha këtë në audiencën e tij me pjesëmarrësit në “Takimin Botëror mbi Vëllazërinë Njerëzore”.
“Le të jenë shtigje popullore, të cilat, përfshijnë edhe të varfrit, jo si marrës të ndihmës, por si subjekte të gjykimit dhe të fjalës.
Ne kemi nevojë për një aleancë njerëzore të gjerë, të themeluar jo mbi pushtetin, por mbi kujdesin; jo mbi fitimin, por mbi dhënien; jo mbi dyshimin, por mbi besimin.
Kujdesi, dhënia dhe besimi janë shtyllat e një ekonomie që nuk vret”, theksoi Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments