top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“NASA” GJENDET AFËR KOLAPSIT | 83% E OBJEKTEVE JASHTË STANDARTEVE + 25% E PUNONJËSVE DREJT PENSIONIT

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 22, 2023
  • 1 min read

ree

Uashington, Amerikë | Drejtori i objekteve dhe pasurive të paluajtshme të NASA-s, Erik Uizër (Erik Weiser), thekson se 83% e objekteve të NASA-s janë duke funksionuar përtej jetës së synuar të projektimit, për shkak të buxheteve të pamjaftueshme të mirëmbajtjes dhe ndërtimit.


Agjencia përballet me sfida, ndërsa infrastruktura plaket, ndërkohë që 25% e fuqisë punëtore i afrohet pensionit.


Z. Uizër (Weiser) tha se hendeku midis nevojave për mirëmbajtje, dhe fondeve të disponueshme, ka çuar në përkeqësim të objekteve, dhe në rritje të rreziqeve.


Ndërsa NASA kërkon zgjidhje, duke përfshirë prishjen e strukturave të vjetruara, dhe mirëmbajtjen e jashtme, shqetësimet vazhdojnë për tërheqjen e talenteve, për shkak të objekteve të vjetruara, që nuk pasqyrojnë teknologjinë e fundit që ajo përdor.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page