MINISTRIA BRITANIKE E MBROJTJES PËRJASHTOI QEVERINË IZRAELITE NGA PANAIRI I ARMËVE “DSEI UK 2025” | MINISTRIA IZRAELITE E MBROJTJES E DËNOI VENDIMIN SI AKT DISKRIMINIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 29
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Zyrtarët e qeverisë izraelite nuk do të ftohen në ekspozitën DSEI UK 2025 në Londër, e planifikuar për në fillim të shtatorit, për shkak të operacioneve ushtarake në Gaza, por kompanitë izraelite do të jenë në gjendje të marrin pjesë”, tha një zëdhënës i Ministrisë Britanike të Mbrojtjes për agejncinë e lajmeve “Afp”.
“Vendimi i qeverisë izraelite për të intensifikuar operacionin e saj ushtarak në Gazë është i gabuar dhe për këtë arsye mund të konfirmojmë se asnjë delegacion i qeverisë izraelite nuk do të ftohet të marrë pjesë në DSEI UK 2025”, tha ministria.
Ministria Izraelite e Mbrojtjes e dënoi vendimin si një akt diskriminimi.
“Këto kufizime përbëjnë një akt të qëllimshëm dhe të pendueshëm diskriminimi kundër përfaqësuesve të Izraelit”, tha ministria në një deklaratë.
Prandaj, qeveria izraelite vendosi të mos ngrejë një pavijon në ekspozitë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments