top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANANASKIS; KANADA | TAKIM MIDIS MELONIT + MAKRONIT + MERCIT (MERZ) + STARMËRIT (STARMER) + KARNIT (CARNEY) || DISKUTIM I GJATË DHE INFORMAL NË PRAG TË FILLIMIT TË PUNIMEVE TË G7-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 16
  • 1 min read

Updated: Aug 10

ree

Kananaskis, Kanada | Në mbrëmjen kanadeze, në prag të hapjes zyrtare të samitit të G7-ës në Kananaskis, u zhvillua një bisedë e gjatë dhe joformale midis kryeministres së Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni, presidentit francez Emanuel Makron, kancelarit gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz), kryeministrit britanik Keër Starmër (Keir Starmer) dhe kryeministrit kanadez Mark Karnei (Carney).


Takimi, u hap me një shkëmbim përshëndetjesh dhe disa shakash midis udhëheqësve dhe përfaqësoi rastin për një krahasim fillestar në kuadrin e fillimit të punimeve të G7-ës.


Në orët e fundit, burimet italiane kanë treguar qëllimin për të gjetur një qëndrim të koordinuar me partnerët evropianë mbi luftën midis Izraelit dhe Iranit, dhe më pas për të arritur në një koordinim të përgjithshëm me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page