MINISTRI I JASHTËM TURK HAKAN FIDAN: MOSKA DHE KIEVI DUHET TË ULEN NË TRYEZËN E NEGOCIATAVE; DUHET TË SHPALLIN ARMËPUSHIM SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Stamboll, Tiranë | Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të ulen në tryezën e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shpallin një armëpushim, ndërsa bisedimet midis Moskës dhe Kievit priten të zhvillohen në Turqi të enjten.
“U bëjmë thirrje palëve të takohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shpallin armëpushim. Shpresojmë që kjo të ndodhë”, tha ministri Fidan, duke shprehur besimin e tij se në ditët në vijim palët do të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologët e tij sirianë dhe jordanezë, Asaad Hassan Al-Shaibani dhe Aiman (Ayman) Safadi, në Ankara, të transmetuar nga transmetuesi televiziv “TRT”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments