top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZYRA E OSBE-së PËR INSTITUCIONE DEMOKRATIKE DHE TË DREJTAT E NJERIUT (OSBE/ODIHR): SUBJEKTI POLITIK PUSHTET-MBAJTËS FRIKËSOI ADMINISTRATËN PUBLIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 5 min read

Tiranë, Shqipëri | Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) botoi raportin paraprak lidhur me zgjedhjet legjislative të 11 majit të vitit 2025 duke bërë një skaner të situatës politike.

U evidentua një seri problemesh lidhur me procesin që nis me përdorimin e burimeve shtetërore, intimidimin e administratës, blerjen e votave dhe polarizimin e fortë politik.

 

Në raportin e publikuar një ditë pas zgjedhjeve, ndërkohë që vijon numërimi i votave, OSBE/ODIHR evidenton si probleme që njollosin procesin nga shpërdorimi i burimeve shtetërore dhe përdorimi i tyre në favor të partisë në pushtet, te skemat e pensioneve dhe faljen e gjobave, vendimi i marrë 48 orë para zgjedhjeve nga qeveria Rama.

Znj. Farah Karimi, Koordinatore e Posaçme (Speciale) dhe drejtuese e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së.
Znj. Farah Karimi, Koordinatore e Posaçme (Speciale) dhe drejtuese e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së.

Disa rekomandime të ODIHR mbeten të pazbatuara. Përfshirë rekomandimet për financimin e fushatës. Numërimi i fletëve të votimit jashtë QV duhet të adresohet.


Disa bashkëbisedues ngritën shqetësimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore, përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, faljen e gjobave.


Disa nga raportuesit tanë kanë raportuar shqetësime për shitblerjen e votave, apo presionin ndaj zgjedhësve, përfshirë nëpunësit e administratës që përbëjnë një segment të konsiderueshëm të elektoratit.


Ngrihen shqetësime për disa elementë të reformës elektorale. Ka hapësirë për të rritur transparencën e procesit zgjedhor.


Vëmendje duhet ti kushtohet marrjes së masave që çdo votë të jetë me të njëjtën vlerë në të gjithë vendin”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR-it.


Dy partitë kryesore ishin ato që dominuan mbulimin e gazetarëve. Pati edhe mungesë të autoritetit për të monitoruar fushatën zgjedhore online.


Mekanizmi i ri ndërinstitucional për të ndaluar krimet zgjedhore është një zhvillim që mirëpritet, por është e nevojshme të ketë persistenë në ndalimin e praktikave abuzive.


Pati mosrespektin të proceduarve, intimidim.


Këto janë pikat kryesore. Më lejoni të flas më tej për disa gjetje dhe konkluzione të tjera.


Një ditë shumë pak para datës së zgjedhjeve, u falën gjobat, vendim i 2024 dhe të tjera vendime afër zgjedhjeve.


Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale, sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore në vend, jo debatin e ideve”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR-it.


Dy partitë kryesore ishin ato që dominuan mbulimin e gazetarëve. Pati edhe mungesë të autoritetit për të monitoruar fushatën zgjedhore online.


Mekanizmi i ri ndërinstitucional për të ndaluar krimet zgjedhore është një zhvillim që mirëpritet, por është e nevojshme të ketë persistenë në ndalimin e praktikave abuzive.


Pati mosrespektin të proceduarve, intimidim.


Këto janë pikat kryesore. Më lejoni të flas më tej për disa gjetje dhe konkluzione të tjera.


Një ditë shumë pak para datës së zgjedhjeve, u falën gjobat, vendim i 2024 dhe të tjera vendime afër zgjedhjeve.


Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale, sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore në vend, jo debatin e ideve”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR-it.

 

Financimi jo transparent vazhdon të jetë aspekt shqetësues.


Influencimi i pronarëve a politikanëve në linjën editoriale të medias, refuzimi i liderëve politikë për të pasur një debat ballë për ballë, dhe reshtimi i një numri të madh organesh mediatike politikisht kufizon mundësinë e qytetarëve për informacione objektive.


Qytetarët nuk kanë mundësi të bëjnë zgjedhje të informuara.


Gjatë ditës së zgjedhjeve ekipet tona thanë se disa nga QV ishin shumë të vogla e nuk ofronin akses të pavarur për njerëzit me aftësi të kufizuar.


Prania e disa personave në afërsi të QV ishte diçka që u raportua, roli i tyre ishte shumë i vështirë për tu identifikuar. Bëjmë thirrje autoriteteve të marrin masa.


Ata që janë të sëmurë nuk kanë mundësi të votojnë. Ne bëjmë thirrje që të zgjidhet në procesin e ardhshëm.


Kuotat 30 % e grave u tejkalua dhe ne e mirëpresim”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR-it.


Ne presim që qeveria të konstituohet në vjeshtë në përputhje me dispozitat kushtetuese.


Ne bëjmë thirrje që kjo qeveri të forcojë shtetin e së drejtës në frymë e gërmë e të vijojmë reformat themelore me konsensus kombëtar.


Shpresojmë që Parlamenti i ri të miratoj legjislacion të ri dhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR.


Shpresojmë që gjuha e përdorur të ketë tona më të buta. PE do vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri.


Angazhimi i Shqipërisë për të ardhmen e BE-së është një element i radhë i konsensusit kombëtar, cilado nga 2 partitë kryesore të dalë fitimtare në këto zgjedhje do të duhet ta dëshmojë këtë.


Duhet të rrisim besimin në zhvillimin e zgjedhjeve”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR-it.

Z. Lamberto Zannier.
Z. Lamberto Zannier.

Z. Lamberto Zannier, shefi i misionit të OSBE-ODHIR-it dha një mesazh për subjektet politike shqiptare.


Mënyra se si ne operojmë është që ne nuk bëjmë një vlerësim të përgjithshëm në raport me standardet ndërkombëtare.


Shohim aspekte të ndryshme të zgjedhjeve, si u zhvillua fushata, rolin e medias, ju do ta shihini që nuk është një situatë bardh e zi, ka disa hije, nuanca, ka fusha ku standardet janë më të larta, ka fusha që ka nevojë për përmirësim.


Kjo sa i përket standardeve.


Këshilla për partitë politike, është kjo, që të angazhohen në mirëbesim, ajo çfarë unë shoh kur vi në Shqipëri, në momentin që flet në politikë ka një lloj polarizimi shumë të fortë.


Është e rëndësishme që në një moment të distancohesh pak, të pranosh, pak edhe në media pashë mungesë debatesh mes kandidatëve, që në fund përkthehet në informacion të pamjaftueshëm për zgjedhësit. Kontribuon për një klimë më të mirë”, tha z. Zannier.

 

Fushata përgjithësisht ishte e qetë por pati edhe sulme nga drejtuesit kryesorë të partive politike sidomos online dhe mjedisin politik, që tregon një politizim tejet të madh dhe mosbesim.


Një rol i rëndësishëm i vëzhguesve afatgjatë është dhe ndërveprimi me popullatën vendore.


Ne kemi dëgjuar vazhdimisht për presione ndaj administratës publike, për përdorim të nënpunësve shtetërore.


Kjo u pa edhe nga vetë nënpunësit në shumë raste, duke përfshirë edhe në aktivitete të mëdha ku shpallën programe të mëdha edhe një ditë para zgjedhjeve, edhe falja e gjobave.


Këto i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kurse të pabarabartë garimin.


Ne kemi marrë disa shqetësime për disa shkelje.


SPAK-u ngriti një task-forcë për hetimin e krimeve si dhe platformën online për raportime nga publiku.


Ende nuk ka pasur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse. Ne pamë se përgatitjet për zgjedhjet efiçente përgjithësisht dhe të menaxhuara mirë.


Patëm bashkëpunim të mirë me KQZ-në, administrata zgjedhore ishte transparente në përputhje përgjithësisht me afatet ligjore.


Në ditën e zgjedhjeve kishte zgjedhës të pafamiljarizuar që s’e dinin se si të votonin në disa qendra votimi.


Trajnimi i komisionerëve mund të ishte më eficent dhe efikas.


Për votimin elektronik, në disa qendra tregojnë nevojën për përmirësimin e informimit të zgjedhësve për përdorimin e këtyre zgjedhjeve.


Vëzhguesit tanë mundësi të shihnin disa aktivitete zgjedhore.


Fushata përgjithësisht ishte e qetë por pati vazhdimisht sulme mes drejtuesve kryesorë që reflektojnë mjedisin politik.


Rol të rëndësishëm është edhe ndërveprimi me popullatën lokale.


Kemi dëgjuar vazhdimisht shqetësime për presion të nëpunësve dhe përdorim të burimeve që u pa edhe nga vëzhguesit në shumë raste apo falja e gjobave.


Këto praktika i dhanë një avantazh të padrejtë partisë në pushtet duke çuar në kushte të pabarabarta garimi.


Kemi marrë disa shqetësime për disa shkelje.


SPAK ngriti një task forcë për hetimin e krimeve si edhe platformën online për raportimin nga publiku, kjo përfshin edhe mundësinë që prokurorët dhe hetuesit të bashkëpunojnë me autoritetet lokale.


Fushata në rrjete sociale mbetet e parregulluar.


Pikëpamjet e amplifikuara në rrjete sociale ishin të dukshme dhe nuk pati autoritet për të manipuluar përmbajtjen politike online.


Na u ankuan për mbylljen e TikTok para zgjedhjeve.


Financimi i fushatës mbetet sfidë e rëndësishme, nga 2020 ka pasur ndryshime të kufizuara lidhur me rregullat e financimit të fushatës.


Pozitive është që KQZ-në e shpërndau në kohë fondet publike”, tha z. Zannier.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page