PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DO TË JEM NË TURQI; DO TË ISHTE MIRË QË EDHE PRESIDENTI AMERIKAN DANLLD TRAMP (TRUMP) DO TË ISHTE ATJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski konfirmoi se do të merrte pjesë në bisedimet në Turqi të enjten dhe shtoi se shpresonte që rusët dhe presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) të ishin gjithashtu atje.
Vetë presidenti Zelenski e shkroi këtë në kanalin e tij në Telegram.
“E mbështeta presidentin tramp (Trump) në idenë e bisedimeve të drejtpërdrejta me Putinin.
Shpreha hapur gatishmërinë time për t'u takuar me të. Do të jem në Turqi.
Shpresoj që rusët të mos hezitojnë të marrin pjesë në takim.
Dhe sigurisht, të gjithë ne në Ukrainë do ta vlerësonim nëse presidenti Tramp (Trump) do të mund të ishte i pranishëm në këtë takim në Turqi.
Kjo është ideja e duhur”, shkroi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments