PIKA E KALIMIT KUFITAR RINAS: U ARRESTUA EDUART ISAKU (ME DOKUMENTE TË FALSIFIKUARA SI ERMIR ISAKU) | GJYKATA E APELIT E FIRENCES E KA DËNUAR ME 5 VJET BURG PËR VJEDHJE ME DHUNË + ORGANIZATË KRIMINALE
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Rinas, Tiranë | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Eduart Isaku, me moshë 40 vjeç.
Ai paraqitit dokumente të falsifikuara me gjeneralitetet Ermir Isaku.
Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2018 i ka shqiptuar dënim penal me 5 vjet heqje lirie për veprën penale të parashikuar si:
1- “Vjedhja me dhunë”, kryer nga pozitat penale të anëtarit të organizatës kriminale.
Njoftim | Tentoi të hynte në Shqipëri, me identitet fals, pasi ishte i dënuar në Itali, arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.
40-vjeçari, i dënuar me 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për vjedhje me dhunë.
Gjatë intervistimeve të imtësishme, të realizuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe të tentativave për të kaluar ilegalisht kufirin, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar në hyrje të Shqipërisë, se shtetasi Eduart Isaku, 40 vjeç, i cili udhëtonte nga Madridi, kishte paraqitur dokumente me identitet fals (me gjenealitete Ermir Isaku).
Nga verifikimet e mëtejshme dhe shkëmbimi i informacioneve në kohe reale, ndërmjet strukturave të INTERPOL, ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Ky shtetas u arrestua provizorisht dhe për ekstradimin e tij në Itali, po bashkëpunojnë Interpol Tirana dhe Interpol Roma.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments