DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DREJTUES MADHOR ILIR PRODA MIRËPRITI NË VIZITË ZYRTARE AMBASADORIN E KATARIT JABOR BIN ALI AL DOSARI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë Drejtues Madhor Ilir Proda mirëpriti në vizitë zyrtare, ambasadorin e Katarit Sh. T. Z. Jabor Bin Ali Al Dosari.
Qëllimi i vizitës, konsolidimi i urave ekzistuese të bashkëpunimit dhe krijimi i urave të reja, në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, ndërkontinental.
Drejtori Proda falënderoi amasadorin për bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me agjencitë ligjzbatuese të Katarit, si dhe i shprehu gatishmërinë për ta intensifikuar këtë bashkëpunim dhe në aspekte të tjera operacionale dhe policore, me objektiv goditjen e krimit të organizuar dhe gjurmimin e aseteve të tij.
Më tej, drejtori Proda shprehu mirënjohje për angazhimin e agjencive ligjzbatuese në Katar, për trajnimin në gjuhën arabe të 5 specialistëve të rinj, nga Akademia e Sigurisë, në vitin 2022, në Katar.
Ambasadori Dosari përgëzoi drejtorin Proda, për nivelin e profesionalizmit dhe të konfidencialitetit të dëshmuara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, gjatë operacioneve të gjëra ndërkombëtare.
Gjithashtu, shprehu gatishmërinë për të mos e lënë këtë bashkëpunim vetëm te aspektet operacionale, por për ta shtrirë dhe përsa i përket trajnimeve, shkëmbimit të eksperiencave dhe ofrimit të asistencës teknike.
Ambasadori Dosari i dorëzoi drejtorit të Përgjithshëm Proda, ftesën nga homologu i tij, për një vizitë zyrtare në Katar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires