KREMLINI: PROPOZIMI I PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN PËR NEGOCIATA TË DREJTPËRDREJTA RUSO-UKRAINASE KA MBËSHTETJEN E UDHËHEQËSVE TË SHUMË VENDEVE PËRFSHIRË ATO TË BRICS-it.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Propozimi i presidentit Vladimir Putin për negociata të drejtpërdrejta ruso-ukrainase ka mbështetjen e udhëheqësve të shumë vendeve, përfshirë ato të BRICS, ku përfshihet edhe Kina”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.
Zëdhënësi Peskov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Ria Novosti”, theksoi se presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) i kërkoi gjithashtu Ukrainës të marrë pjesë në bisedime të drejtpërdrejta pa kushte, siç propozoi Moska.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments