100 VARKA LETRE PËRPARA PARLAMENTIT EVROPIAN NË SOLIDARITET ME REFUGJATËT | POLITIKA E AZILIT E BE-së DUHET TË JETË MË NJERËZORE (HUMANE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 12
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Që nga e hëna në mëngjes, më shumë se njëqind varka letre në madhësi reale janë ekspozuar përpara Parlamentit Europian në Bruksel për të tërhequr vëmendjen ndaj numrit në rritje të rreth 130 milionë refugjatëve në të gjithë botën.
Iniciativa, e organizuar nga Shoqata Gjermane e Mirëqenies së Punëtorëve (AWO), dhe e quajtur “100 anije - 100 milionë njerëz”, kishte për qëllim t'u dërgonte një mesazh njerëzve që largoheshin nga fatkeqësitë natyrore, lufta, varfëria dhe uria.
Varkat prej letre ishin shfaqur tashmë në Berlin për Ditën Botërore të Refugjatëve, më 20 qershor 2024.
AWO bën thirrje për më shumë humanizëm, përgjegjësi dhe një politikë të BE-së për azil të bazuar në solidaritet.
“Shumë po ikin nga dhuna, terrori, varfëria dhe mungesa e perspektivës dhe po vdesin sepse Evropa mbyll sytë ose bën marrëveshje me shtete autoritare”, tha në një deklaratë znj. Barbara Hokman (Höckmann), presidente e degës së Saksonisë-Anhaltit të AWO-së.
Për këtë iniciativë, në Bruksel erdhën edhe 100 studentë nga Saksonia-Anhalt, varkat e pikturuara u projektuan nga rreth 1500 punonjës, vullnetarë dhe të rinj nga 15 shkolla në të gjithë vendin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments