MESSENGER HAP GRUPE BISEDASH EDHE MES ATYRE QË NUK E NJOHIN NJËRI-TJETRIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 11, 2024
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Kompania “Meta” ka përditësuar shërbimin e saj të bisedës, Mesenxherin (Messenger), për të lejuar përdoruesit të bëjnë biseda në grup edhe me të panjohur.
Qëllimi i Komuniteteve të Mesenxherit (Messenger) është që ta afrojë aplikacionin me konkurrentët si Discord, të cilët përdoren kryesisht nga krijuesit e përmbajtjes për t'u lidhur me audiencën e tyre gjatë ngjarjeve të drejtpërdrejta.
Në vitin 2022, kompania “Meta” kishte nisur bisedat në komunitet për grupet në Facebook, duke u dhënë njerëzve në të njëjtat grupe një mënyrë të thjeshtë për të folur në kohë reale.
Lajmi është se tani të gjithë do të mund të regjistrohen në një bisedë në komunitet, edhe nëse nuk janë pjesë e një grupi të caktuar.
I vetmi parakusht është një llogari në Facebook.
Kompania nuk publikoi asnjë njoftim, por konfirmoi lëshimin e funksionit të ri me faqen TechCrunch.
Të gjitha bisedat në komunitet do të shfaqen në një vend brenda aplikacionit Mesenxher (Messenger), secila me një hapësirë “Home” ku administratorët mund të postojnë përditësime dhe njoftime.
Sipas një faqeje, funksioni nuk është e disponueshëme për të gjithë ose në të gjitha platformat për momentin.
Pasi të jetë, përdoruesi do të shohë opsionin për të krijuar një komunitet të ri në menynë e majtë të Mesenxherit (Messenger) në celular.
Pasi të krijohet një komunitet, mund të hiqni njerëzit nga biseda, të raportoni ose censuroni përmbajtjen dhe t'i fshini plotësisht bisedat.
Siç shkruan TechCrunch, të gjithë anëtarët mund të dërgojnë kë të duan të marrin pjesë në chat, me një limit total prej 5000 përdoruesve të regjistruar.
Sipas Metës, risia shikon edhe komunitetet e mëdha, si shkollat, organizatat, godinat dhe ekipet me një numër të madh anëtarësh të mundshëm.
Mund të jetë gjithashtu një alternativë për komunitetet WhatsApp, për të cilat ju nevojitet një numër telefoni, ndryshe nga Mesenxheri (Messenger).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































