top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MELISSA MEMETI FITOI EDICIONIN E TRETË TË “THE VOICE KIDS” I TEJÇUAR NË RAI 1 | 3 MILIONË E 715 MIJË SHIKUES: ISHTE PROGRAMI MË I NDJEKUR I MBRËMJES DUKE ARRITUR NJË AUDIENCË MAKSIMALE PREJ 30.54%.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 21, 2024
  • 2 min read
ree

Romë, Itali | Znjsh. Melissa Memeti është fituesja e edicionit të tretë të “The Voice Kids”, talent show i drejtuar nga Antonella Kleriçi (Clerici), me trajnerë Loredana Bertè, Xhixhi D’Alesio (Gigi D'Alessio), Klementino (Clementino) dhe Arisa, i cili arriti sukses të ri vlerësimi mbrëmë në Rai 1: me 3 milionë e 715 mijë shikues dhe me një përqindje prej 24.95% ishte programi më i ndjekur i mbrëmjes, duke arritur një audiencë maksimale prej 30.54% me shpalljen e fituesit.

 

Sezoni rekord për “The Voice Kids”, prodhuar nga Direzione Entertainment Prime Time në bashkëpunim me Fremantle.

 

Ai ishte programi më i ndjekur në kohën kryesore të së premtes në mbrëmje, për 6 javë rresht.

 

Mbylli edicionin e tretë me një mesatare të përgjithshme prej 3.6 milion shikuesish dhe me një përqindje prej 23% - më e larta ndonjëherë.

 

Voice Kids” konfirmon fuqinë e tij në orarin prime të Rai 1, duke u konfirmuar si produksioni më i ndjekur në vlera absolute të vjeshtës 2024 (pa përfshirë ngjarjet) dhe si titulli i dytë më i ndjekur në AMR të rrjetit në të gjithë 2024, pas vetëm sezonit të katërt të “The Voice Senior” (3.639 milionë).

 

Një rezultat që shpërblen një format që ndërthur argëtimin dhe ushqimin për mendim, duke mishëruar në mënyrë të përsosur shpirtin e shërbimit publik”, komenton Drejtori i Argëtimit të Prime Time, Marçelo Çinamea (Marcello Ciannamea).

 

Një festë e mrekullueshme që vendosi në qendër të skenës historitë e konkurrentëve të rinj, ëndrrat e tyre, por mbi të gjitha dashurinë për muzikën si vlerë të përbashkët dhe gur themeli të rrugës së tyre të rritjes.

 

Faleminderit Antonelës, e cila, me ndjeshmërinë e saj të jashtëzakonshme arrin të përfshijë dhe qetësojë artistët shumë të rinj, duke nxjerrë në pah personalitetin e tyre.

 

Një falënderim nga zemra për të gjithë ekipin e Rai, të udhëhequr nga zv/drejtoresha Raffaela Sallustio, për ekipin autorial të Freemantle dhe për të gjitha ekipet drejtuese të Rai të përfshira.

 

Fituesja ishte znjsh. Melissa Memeti, sapo mbushi 14 vjeç, nga Kasoli (Casoli) në provincën e Kietit (Chieti), e cila, konkurroi në ekipin e artistes Loredana Bertè me interpretimin e saj të “I Have Nothing” nga Whitney Houston.

 

Znjsh. Melissa Mehmeti fitoi audiencën e studios që e shpalli atë fituese të edicionit të tretë të “The Voice Kids”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page