top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR: MBRETËRESHA KAMILA FASTON SOT DITËLINDJEN E 77-të ME FAMILJEN E SAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17, 2024
  • 1 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Festë familjare, pas angazhimeve zyrtare në mëngjes përkrah Mbretit Karl (Charles) III në ceremoninë solemne parlamentare të Fjalimit të Mbretit, për Mbretëreshën Kamila (Camilla), e cila, sot mbushi 77 vjeç: një më shumë se bashkëshorti i saj sovran britanik.


Ajo u shfaq elegante, me fustan të bardhë dhe me kurorën ceremoniale, gjatë liturgjisë së inaugurimit të një sesioni të ri të Parlamentit të Uestminsterit.

 

Më pas kthimi me karrocë në pallat, i shoqëruar me përhapjen e mesazheve të ndryshme të urimeve në profilet sociale.

 

Ndër të parët, bien në sy ata të princave të Uellsit, Uilliam dhe Kethrin (William and Catherine): të cilët në profilin e Pallatit Kensington publikuan një foto të bukur të buzëqeshur të mbretëreshës, në kopsht dhe të rrethuar me lule, shoqëruar me një mbishkrim në të cilën ato i urojnë “Gëzuar ditëlindjen Madhërisë së Saj”.

 


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page