TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MADRID: U VRA ANDRI (ANDRIY) PORTNOV; ISH-NDIHMËS I LARTË I ISH-PRESIDENTIT TË UKRAINËS VIKTOR JANUKOVIÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Strukturat vendore të Policisë morën informacion se:
1- Një person i armatosur ose disa persona të armatosur të paidentifikuar qëlluan dhe vranë ish-politikanin ukrainas Andri (Andriy) Portnov - jashtë një shkolle në një periferi të pasur të Madridit.
“Policia mori një telefonatë në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj një qytetari ukrainas në orën 9:15 të mëngjesit sipas kohës vendore jashtë Shkollës elitare Amerikane të Madridit, e cila, ndodhet në Pozuelo de Alarcon”, tha policia e Madridit për agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters), pa identifikuar viktimën.
Z. Portnov ishte një ndihmës i lartë i ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, i cili, u rrëzua nga pushteti në revolucionin e Euromaidanit të vitit 2014.
Agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) vuri në dukje se që nga pushtimi rus i Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022, ka pasur disa krime që përfshijnë rusë dhe ukrainas të profilit të lartë në Spanjë, e cila ka popullsi të konsiderueshme emigrantësh nga të dy vendet.
Në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, gjashtë letra-bombë u dërguan në objektiva të profilit të lartë në të gjithë Spanjën, përfshirë kryeministrin Pedro Sançez (Sánchez), ambasadën ukrainase në Madrid, zyrat qeveritare, një kompani satelitore të Bashkimit Evropian dhe ambasadën e ShBA-ës.
Një nëpunës civil spanjoll 76-vjeçar në pension, kërkimet e të cilit në mediat sociale sugjeronin simpati për Rusinë, u burgos për veprat penale.
Në muajin prill të vitit 2022, një biznesmen rus i lidhur me kompaninë ruse të gazit Novatek u gjet i vdekur në një vetëvrasje të dukshme së bashku me gruan dhe vajzën e tij, të cilat kishin pësuar plagë me thikë.
Në shkurt të vitit 2024, një pilot rus që dezertoi në Ukrainë me helikopterin e tij u gjet i vdekur nga plagë të shumta me armë zjarri në garazhin e parkimit të bllokut të apartamenteve të tij pranë Alicante-s.
E përditshmja spanjolle “El Mundo”, tha, duke cituar burimet e saj në policinë e Madridit, se hetuesit që po hetojnë vrasjen e raportuar të z. Andri (Andrii) Portnov po përqendrohen në dy motive të mundshme:
1- Larje hesapesh pas një mosmarrëveshjeje midis bandave kriminale.
2- Vrasje politike.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments