top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË RSH-së ILIR PRODA PRITI NË TAKIM ZYRTAR ZV/DREJTORIN E PROGRAMIT ICITAP-it TË DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË TË SHBA-ës STEVN FILLDS (STEVEN FIELDS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 1 min read
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë Drejtues Madhor Ilir Proda me zv/drejtorin e Programit ICITAP-it të Departamentit të Drejtësisë së ShBA-ës Stevn Fillds (Steven Fields).

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim me zv/drejtorin e Programit ICITAP-it të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-ës Stevn Fillds (Steven Fields).

Gjatë takimit zyrtar mes tyre, u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që ICITAP-i i ka dhënë Policisë së Shtetit qysh prej vitit 1998, në fusha kyçe si:

1- Menaxhimi i kufijve.

2- Lufta kundër krimit të organizuar.

3- Ndërtimi i kapaciteteve njerëzore.

4- Zhvillimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit.

5- Trajnimit të personelit policor.

Drejtori Proda theksoi kontributin e rëndësishëm të ICITAP-it për konsolidimin e strukturave policore, përmes projekteve si TIMS-i dhe PRIMS-i, por, edhe për mbështetjen për mekanizmat institucionalë kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ai vlerësoi gjithashtu investimet e konsiderueshme financiare dhe teknike të realizuara nga ICITAP-i.

Ai theksoi se këto investime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të Policisë së Shtetit.

Drejtori Proda shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë dhe besimin e vazhdueshëm të ICITAP-it, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një model të suksesshëm për zhvillimin e institucioneve të zbatimit të ligjit në Republikën e Shqipërisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë Drejtues Madhor Ilir Proda me zv/drejtorin e Programit ICITAP-it të Departamentit të Drejtësisë së ShBA-ës Stevn Fillds (Steven Fields).
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë Drejtues Madhor Ilir Proda me zv/drejtorin e Programit ICITAP-it të Departamentit të Drejtësisë së ShBA-ës Stevn Fillds (Steven Fields).

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page