top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANI E MADHE: GJYKATA E KURORËS NË AIZLLUORTH (ISLEWORTH) SHPALLI FAJTOR PËR VRASJE NGA PAKUJDESIA KEVIN PERAJN | U AKUZUA SE VRAU AHMED HABIBIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 21
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Autoritetet britanike të gjykimit penal shpallën fajtor për vrasje nga pakujdesia:

1- Z. Kevin Peraj, me moshë 23 vjeç.

 

Gjykata e Kurorës në Aizlluorth (Isleworth) e shpalli fajtor pas një gjyqi penal që zgjati disa javë.

 

Vendimi gjyqësor i arsyetuar dhe masa e dënimit penal do të bëhen publike më 1 gusht.

 

Ai u dënua penalisht për vrasje nga pakujdesia pasi qëlloi me thikë z. Ahmed Habib (me moshë 19 vjeç) në Finsbëri (Finsbury) Park të Londrës, dhe më pas, u arratis në drejtim të territorit të Republikës së Shqipërisë.

 

Akti kriminal ngjau më 11 korrik të vitit 2024, kur viktima Habib, u gjet i plagosur për vdekje në një automjet në vendin e njohur si Straud Grin Roud (Stroud Green Road).

 

Një tjetër i ri, pasagjer në makinë, mbeti i plagosur lehtë.

 

Hetimet penale paraprake zbuluan se sulmi kishte ndodhur më herët në vendin e quajtur Sevn Sistërs Roud (Seven Sisters Road) ku z. Peraj ishte filmuar nga sistemet e vëzhgimit kur sulmonte pasagjerin.

 

Fillimisht z. Peraj u përpoq të largohej me aeroplan nga aeroporti i Hithrout (Heathrow), por, pasi humbi fluturimin ai lundroi nëpërmjet kanalit të La Manshit drejt territorit shqiptar.


Kur u këthye sërish në Britaninë e Madhe më 16 korrik ai u arrestua në çast.

ree

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page