RRUGA “PAJAZIT ISLAMI”; FUSHË KOSOVË | NJË E MITUR 14 VJEÇE U RRËMBYE NGA 4 VETA TË PAIDENTIFIKUAR POR U LIRUA PAS 1 ORE PAS ANGAZHIMIT TË POLICISË VENDORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 1 min read

Rruga “Pajazit Islami”, Fushë Kosovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Një vajzë e mitur (rreth 14 vjeçe) u rrëmbye nga katër subjekte të paidentifikuar.
Policia ka kontaktuar me nënën e viktimës e cila deklaroi se e kishte parë të bijën brenda një automjeti të dyshimtë.
Kur ajo ishte afruar pranë automjetit ai ishte lëvizur me shpejtësi duke e goditur.
Pasi kishte kaluar mbi një orë vajza e mitur u paraqit në Urgjencën e Prishtinës ku mori ndihmë mjekësore.
Ajo iu nënshtrua intervistimit policor në funksion të mbledhjes së fakteve penale.
Ajo denoncoi se ishte marrë me forcë nga katër veta në rrugën “Pajazit Islami” rreth orës 00:10.
Gjatë rrëmbimit ishte prekur nga rrëmbyesit në qafë dhe në duar përpara se të lirohej rreth një orë më vonë.
Sipas raportit mjeko-ligjor ajo nuk ka pësuar lëndime fizike.
Autoritetet po kryejnë hetime penale paraprake për shkelje të parashikuar si:
1- “Rrëmbimi”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments