THIRRJE ZEMRE NGA SHQIPTARKA E VOGËL E QUAJTUR ELIF NGA MANASTIRI I ALFABETIT SHQIP ME SHKRONJA LATINE: TË DUAM SHQIPËRI; MOS NA HARRONI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 1 min read

Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut | “Të duam Shqipëri; Mos na harroni”.
Kjo është thirrja e një vajze të vockël shqiptare brenda një biblioteke në Manastir, qyteti i alfabetit shqip me shkonja latine, e cila, pas botimit të fotografisë së saj ka marrë dhenë në Internet.
Elifi kërkon mbështetjen nga vendi amë që shqiptarët në trojet e tjera kombëtare të gëzojnë të drejtat themelore, të gjuhës amtare, të arsimimit, të punësimit etj.
“E duam Shqipërinë, sepse është e bukur dhe plot jetë. Jemi krenarë që jemi shqiptarë”, shkruan ajo.
Fotografitë janë botuar nga Biblioteka “Linkest” dhe nga znjsh. Ermira Selimi, një studente shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila, ndërmori iniciativën e vyer për të hapur një bibliotekë me libra në gjuhën shqipe në qytetin e Manastirit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments