FERZIAJ: U ARRESTUA RIAD IDRIZI | AKUZOHET PËR VJEDHJE NË VLERË 6 MIJË €.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Riad Idrizi.
Ai akuzohet për vjedhje në një dyqan pajisjesh elektronike (me vlerë finaciare rreth gjashtë mijë €).
Vjedhja ka ndodhur në qendrën “The Village - Shopping & Fun”, në Ferizaj.
Ai tashmë është nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje e rëndë”.
Një tjetër subjekt që ka pranuar të blejë prej tij sende të vjedhura është nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Pranimi i mallrave të vjedhura”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments