top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUFTA 100-VJEÇARE KUNDËR PRANISË SË VOGËL HEBRAIKE NË LINDJEN E MESME MUND TË PËRFUNDOJË MË NË FUND DUKE PARALAJMËRUAR NJË EPOKË TË RE 100-VJEÇARE PAQEJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27
  • 7 min read
Manovrat e IDF-së brenda Rripit të Gazës javën e kaluar.
Manovrat e IDF-së brenda Rripit të Gazës javën e kaluar.

Nga z. Silvan Edms (Sylvan Adams).

Jeruzalem, Izrael | “Lufta 12-ditore” me Iranin nuk filloi më 13 qershor 2025, kur Izraeli kreu një sulm të shkëlqyer, të planifikuar mirë dhe po aq të ekzekutuar mirë ndaj makinës luftarake të Iranit.


As lufta jonë nuk filloi në prill 2024, kur Irani sulmoi drejtpërdrejt Izraelin për herë të parë.


Të gjithë izraelitët e dinë se lufta e nxehtë me Iranin filloi seriozisht më 7 tetor 2023, kur Hamasi, i përkrahur nga Irani, dërgoi mijëra ushtarë këmbësorë, përfshirë civilë “të pafajshëm”, përtej kufirit pa asnjë provokim për të brutalizuar qytetarët izrelitë.


Gjatë kësaj lufte, tani në muajin e saj të 20-të, ushtarët tanë të guximshëm i kundërshtuan me mjeshtëri përfaqësuesit e Iranit në një mënyrë aq të zgjuar saqë dukej si një film aksioni i pabesueshëm.


Por ky ishte vetëm meze, pasi kërcënimi nga përfaqësuesit kishte për qëllim të vepronte si politikë sigurimi mbrojtëse e Republikës Islamike dhe të siguronte që Irani të mbetej i pathyeshëm, ndërsa Teherani e vuri programin e tij bërthamor në shpejtësi të lartë.


Pasi i hoqëm tentakulat e tij përfaqësuese, u liruam të përqendroheshim më në fund te pjata kryesore - te koka e oktapodit, armiku ynë i vërtetë dhe përfundimtar, Irani.


Faleminderit.


Pra, një përshëndetje për Kryeministrin Benjamin Netanyahu, pilotët e jashtëzakonshëm të Forcave Ajrore (IRA), Mossad-in e zgjuar dhe pjesën tjetër të shërbimeve tona të inteligjencës, si dhe për të gjithë ushtarët tanë të guximshëm që e kanë mbrojtur me kaq trimëri atdheun.


Guximi dhe preciziteti i tyre kanë siguruar përmbysjen e unazës së zjarrit të Iranit dhe e kanë çuar luftën drejtpërdrejt në Teheran.


Populli izraelit ka demonstruar qëndrueshmëri dhe kohezion të jashtëzakonshëm gjatë kësaj lufte të pafundme, diçka që armiqtë tanë nuk arritën ta kuptonin kur planifikuan shkatërrimin tonë.


Ne po vuajmë nga humbjet që kemi pësuar dhe për fatin e pengjeve tona në Gaza. Megjithatë, ne mbetemi të fortë dhe të bashkuar.


Po kështu, populli hebre në diasporë ka qëndruar me ne në solidaritet, gjë që ka ndihmuar në mbështetjen e moralit tonë gjatë orës sonë më të errët.


Për mbijetesën tonë, ky unitet brenda dhe jashtë vendit duhet të ruhet. Nuk është thjesht politik; është ekzistencial.


Që nga 13 qershori, Izraeli ka goditur me forcë aftësinë e Iranit për të zhvilluar luftë kundër nesh.


Ne gjithashtu filluam të shkatërrojmë elementë të programit bërthamor të Teheranit, të destinuar jo për “qëllime paqësore” siç pretendonin ata.


Por shtohet pyetja:

1- Pse një superfuqi nafte do të shpenzonte dhjetëra miliarda dollarë për energji bërthamore të panevojshme në kurriz të ekonomisë së tyre në rënie - por për të kërcënuar vetë ekzistencën tonë dhe atë të të gjithë botës së civilizuar”?


Izraeli konsiderohet nga mullahët thjesht si Satani i Vogël, ndërsa ShBA-ës janë Satani i Madh në shënjestrën e Iranit.


Teherani gjithashtu planifikoi të përdorte programin e tij bërthamor për të imponuar planin e tij të lig për dominim imperialist dhe hegjemonik mbi të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë.


Ne e falënderojmë jashtëzakonisht Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) për lidershipin e tij historik kur qëndroi i vendosur në këmbënguljen e tij që Republika Islamike të mos lejohej të pajiset me armë bërthamore.


Bombardimi i tij i Fordout, një strukturë që me sa duket ishte përtej mundësive të Izraelit, shkatërroi strukturën bërthamore më të padepërtueshme të Iranit.


Teherani nuk mund të na kërcënojë më, në këtë moment, me një shpërthim të papritur të armëve bërthamore.


Falënderojmë gjithashtu presidentin amerikan për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Izraelit dhe popullit hebre, pasi aleatët tanë të ngushtë, si Britania, Franca, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re, me sa duket na kanë braktisur në kohën e rrezikut më të madh.


Heqja jonë e këtij kërcënimi të menjëhershëm iranian në fakt u sjell dobi atyre, si dhe gjithë botës së lirë, e cila, i ka një borxh të madh mirënjohjeje Izraelit.


Veprimet e fuqishme ushtarake të bashkërenduara të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit e bëjnë gjithashtu të gjithë Lindjen e Mesme më të sigurt dhe ulin staturën e Teheranit në rajon.


Gjithashtu ka promovuar mospërhapjen bërthamore; nëse Republikës Islamike do t’i ishte lejuar të pasuronte uranium, madje edhe për “qëllime paqësore” të supozuara - Irani do të kishte qenë i vetmi vend jo-bërthamor në botë që po pasuronte uranium - kjo do ta kishte shkatërruar të gjithë nocionin e mospërhapjes bërthamore, pasi vende të tilla si Arabia Saudite dhe Turqia me siguri do të kishin pasur shtysën për të ndjekur shembullin.


Që nga 13 qershori, kam zhvilluar diskutime me udhëheqës botërorë dhe palë të tjera të interesuara kryesore për të siguruar mbështetje për fushatën ushtarake të Izraelit në Iran dhe për të inkurajuar ndërhyrjen e ShBA-ës.


Në këtë rast, u befasova këndshëm nga fjalët mbështetëse që mora. Të gjithë ata me të cilët fola i kuptonin rreziqet e një Irani bërthamor.


Përveç mbështetjes së tij në mandatin e tij të dytë në detyrë, nuk harrojmë Marrëveshjet e jashtëzakonshme të Abrahamit të Presidentit Tramp (Trump), të arritura gjatë mandatit të tij të parë.


Bërja e paqes me fqinjët tanë arabë sunitë ishte diçka që ekspertët e Departamentit të Shtetit thanë se ishte e pamundur pa i dhënë Autoritetit Palestinez të korruptuar, kleptokratik dhe në fund të fundit armiqësor një shtet, të cilin, shumica e izraelitëve realisht - sepse i njohim shumë mirë fqinjët tanë - e kundërshtojnë.


Qasja e pazakontë e Presidentit Tramp (Trump) ndaj paqes i hodhi poshtë të ashtuquajturit ekspertë dhe kundërshtarë.


Nuk kemi pasur kurrë një mik më të mirë në Shtëpinë e Bardhë, as një kabinet amerikan më simpatik.


Megjithatë, ka zëra të tjerë, izolacionistë, të cilët herë pas here i dëgjojnë presidentit.


Ata po rifillojnë gjyqet për luftërat e fundit të Amerikës në Irak dhe Afganistan, ndërkohë që injorojnë Amerikën dhe kërcënimet aktuale të botës.


Presidenti Tramp (Trump) sfidoi izolacionistët duke bombarduar Fordoun (Fordow) dhe hodhi poshtë parashikimet e tyre për humbjen e mijëra jetëve amerikane, me Amerikën që u përfshi në një tjetër luftë të huaj.


Por, sado mbresëlënëse të ketë qenë e gjithë kjo, le ta kuptojmë se nuk e kemi përfunduar punën.


Mund të duhen një ose pesë vjet, por ky regjim iranian fanatik, gjenocidal dhe islamo-fashist do të jetë i vendosur të rindërtojë të gjitha asetet agresive që ne dhe Amerika i shkatërruam.


Për më tepër, ata do të mësojnë nga manovrimet tona, fitoret taktike dhe do të rindërtohen më mirë, në mënyrë që puna e mbrojtjes sonë kundër këtij armiku të vendosur dhe të betuar të jetë edhe më e vështirë herën tjetër.


Duke pasur parasysh se ka raportime se regjimi mund të ketë zhvendosur një pjesë ose të gjithë uraniumin e pasuruar nga centralet bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordou në një vend sekret, hera tjetër mund të jetë më shpejt sesa më vonë.


Asnjë sasi bombardimi nuk do ta mposhtë këtë armik tiranik, pasi mullahët janë një armik fanatik, i vendosur dhe i pamëshirshëm.


Fitorja e vërtetë do të ndodhë vetëm pas rrëzimit të regjimit të ajatollahëve në Iran.


Por që kjo të ndodhë, ne izraelitët dhe aleatët tanë duhet të jemi të mençur.


Ndërsa populli ynë gëzon, gjatë këtij armëpushimi të imponuar nga Presidenti Tramp (Trump), një pushim të merituar nga krimi i luftës i Iranit për bombardimin e qëllimshëm të civilëve tanë, nuk mund ta lejojmë Teheranin ta përdorë këtë periudhë si një mjet për t'u riarmatosur.


Kjo luftë duhet të vazhdojë derisa armiku ynë të jetë mposhtur. Kjo përfshin ndryshimin e regjimit, ashtu siç ndodhi në Luftën e Dytë Botërore kur Aleatët e mposhtën bindshëm armikun dhe pranuan dorëzimin pa kushte.


Dorëzimi nga regjimet naziste dhe japoneze çoi në një epokë të re paqeje të qëndrueshme.


E kuptoj që Presidenti Tramp (Trump) dëshiron ta mbajë çmimin e naftës të ulët për të mbështetur ekonominë e Amerikës. Gjithashtu e kuptoj që ai e urren luftën. Por pa një fitore të plotë, Irani do të kthehet si një kërcënim për të kërcënuar përsëri të gjithë botën.


Presidenti Tramp (Trump) e kupton plotësisht këtë gjithashtu, dhe jam i bindur se ai do të na lejojë ta përfundojmë punën.


Për arsye korrektësie politike, Kryeminsitri Netanjahu ka thënë se ndryshimi i regjimit nuk është një qëllim specifik i kësaj lufte me Iranin.


Por kjo përgënjeshtrohet nga bombardimet e Izraelit ndaj aseteve jo-strategjike, por simbolike të regjimit, të tilla si selia e milicisë së përçmuar Basij dhe porta e përparme e burgut famëkeq Evin.


Ky është një sinjal i qartë për iranianët e ngopur me jetën në mjerimin e imponuar nga regjimi i ajatollahëve, se kjo është koha e tyre për t'u ngritur.


Për të fituar këtë luftë, do të ketë vuajtje në afat të shkurtër për të arritur paqe dhe stabilitet të vërtetë dhe afatgjatë.


Të huajt vetëm nuk mund ta çlirojnë Iranin; iranianët në fund të fundit duhet të kenë guximin të revoltohen kundër regjimit të tyre të urryer islamist.


Por ne mundemi dhe duhet t'i ndihmojmë ata, ndryshe nga presidentët Obama dhe Baidn (Biden), të cilët, i injoruan kryengritjet iraniane që ndodhën gjatë administratave të tyre përkatëse.


Perëndimi duhet ta izolojë Iranin - diplomatikisht, fshehurazi, ushtarakisht ekonomikisht dhe moralisht - derisa regjimi terrorist të mos ekzistojë më.


Populli iranian, i cili, ka vuajtur shumë, nuk ka asnjë problem me Izraelin apo hebrenjtë.


Përkundrazi, më shumë se 80% e iranianëve e urrejnë regjimin e tyre totalitar.


Pasi ajatollahët të largohen nga pushteti, një Iran paqësor nuk do të kishte nevojë për një program bërthamor, raketa balistike apo grupe terroristësh të deleguar.


Pa mbështetjen e Teheranit, këta përfaqësues do të tkurren dhe do të vdesin. Ne mund t'u japim fund luftërave në Gaza dhe Liban dhe të shohim kthimin e pengjeve tona.


Pastaj, një Iran miqësor mund t’i bashkohej natyrshëm Marrëveshjeve të Abrahamit, të ndjekura me siguri nga të tjerë, si Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Omani, Siria, Libani dhe madje edhe Jemeni.


Lufta 100-vjeçare kundër pranisë së vogël hebraike në Lindjen e Mesme mund të marrë fund më në fund, duke paralajmëruar një epokë të re 100-vjeçare paqeje.


Amen.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page