SHBA-ës | MBRETI KARL (CHARLES) III-të DËNOI SULMIN E SË SHTUNËS NË UASHINGTON NË FJALIMIN QË MBAJTI NË KAPITOL HILL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Mbreti Karl (Charles) III-të dënoi sulmin e së shtunës në Uashington në fjalimin e tij në Kapitol Hill.
“Dhuna nuk do të fitojë; të bashkuar do ta mbrojmë demokracinë”, tha Mbreti Karl (Charles) III-të.
Përpara se të fillonte fjalimin e tij, mbreti u prit me duartrokitje të zgjatura, ovacione në këmbë dhe madje edhe me britma gëzimi.
“Lidhja midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe është e pathyeshme”, tha ai para Kongresit, duke i quajtur Etërit Themelues rebelë me një kauzë, një lojë fjalësh me fjalët “Rebel pa kauzë”, titulli i filmit të famshëm të Xheims Dinit (James Dean) “Rebel pa kauzë”.
“Ne takohemi në kohë pasigurie të madhe”, tha ai - duke iu referuar luftës në Ukrainë dhe luftës në Iran si konflikte që paraqesin sfida të mëdha për bashkësinë ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments