FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): DY TUNELE TË HEZBOLLAHUT DY KILOMETRA TË GJATË U ZBULUAN DHE U SHKATËRRUAN NË LIBANIN JUGOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Forca Mbrojtëse e Izraelit njoftoi se ka lokalizuar dhe shkatërruar dy tunele kyçe të Hezbollahut në qytetin jugor libanez Qantara, të cilat, sipas saj janë ndërtuar nga grupi terrorist nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të Iranit”.
Kështu raportoi enti mediatik “The Times of Israel”.
Sipas ushtrisë, tunelet u ndërtuan gjatë një dekade, duke arritur thellësi prej afërsisht 25 metrash, dhe u financuan nga regjimi terrorist iranian dhe si pjesë e planit të Hezbollahut për të pushtuar Galilenë.
Dy tunelet, të vendosura ngjitur me njëri-tjetrin, por jo të lidhur, shtrihen në një gjatësi totale prej afërsisht dy kilometrash, duke përfaqësuar një nga sistemet më të gjata nëntokësore të zbuluara deri më tani nga ushtria në Libanin jugor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments