PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): QEVERITË E VENDEVE TË BE-së TË JAPIN NDIHMË PËR KOSTON E ENERGJISË PËR FAMILJET DHE PËR SEKTORËT MË VULNERABËL.

Strasburg, Francë | “Kemi nxjerrë një mësim nga kriza e fundit; masat duhet të synojnë vetëm familjet dhe sektorët më vulnerabël, duke shmangur rritjen e kërkesës për gaz dhe naftë”.
Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
“Gjatë krizës së fundit, vetëm një e katërta e ndihmës emergjente iu drejtua familjeve dhe bizneseve në nevojë.
Mbi 350 miliardë euro u shpenzuan për masa të pacaktuara. Kjo pati një ndikim të rëndë në financat publike të vendeve dhe dobësoi masat për ata që kishin më shumë nevojë për to.
Le të mos e përsërisim të njëjtin gabim”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments