FEDERATA RUSE | MINSITRIA E MBROJTJES: NJË PARADË USHTARAKE DO TË MBAHET NË SHESHIN E KUQ MË 9 MAJ 2026 PËR TË PËRKUJTUAR 81-VJETORIN E FITORES NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Një paradë ushtarake do të mbahet në Sheshin e Kuq në Moskë më 9 maj për të përkujtuar 81-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore”.
Kështu tha Ministria ruse e Mbrojtjes e cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”.
“Më 9 maj 2026, për të përkujtuar 81-vjetorin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, një paradë ushtarake do të mbahet në Sheshin e Kuq në Moskë”, u tha në deklaratë.
“Avionët e ekipit akrobatik do të fluturojnë mbi Sheshin e Kuq, ndërsa pilotët luftarakë Su-25 do ta lyejnë qiellin me ngjyrat e flamurit rus”, tha Ministria e Mbrojtjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments