top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË ZBULOJNË PAMJET SATELITORE RRETH BOMBARDIMIT AMERIKAN TË CENTRALIT BËRTHAMOR NË FORDOU (FORDOW)?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 24
  • 5 min read
ree

Londër, Britania e Madhe | Sulmi i udhëhequr nga ShBA-ës në Iran, në orët e para të së dielës, shënjestroi tre objekte qendrore për ambiciet bërthamore të Republikës Islamike.


1- Uzinën e pasurimit të uraniumit Fordow (ose Fordou).

2- Uzinën bërthamore Natanz.

3- Qendrën e teknologjisë bërthamore Isfahan.


Ndërsa ende nuk është e qartë se çfarë ndikimi pati sulmi, pamjet satelitore të botuara në orët e fundit japin një ide bazuar në atë që mund të shihet në terren.


Pjesa më e madhe e bombardimeve u përqendrua në Fordou (Fordow), ku forcat amerikane hodhën një duzinë bombash GBU-57 MOP si pjesë e Operacionit Midnight Hammer.


Këto bomba - të njohura edhe si shkatërruese bunkerësh - peshojnë gati 14 tonë dhe janë të projektuara për të depërtuar deri në rreth 60 metra në tokë para se të shpërthejnë.


Kompleksi Fordou (Fordow) është gërmuar në shpatin e një mali dhe ndodhet rreth 80 metra nën nivelin e tokës.


Mospërputhja shpjegon pjesërisht pasigurinë në lidhje me shkallën e saktë të dëmit në objekt.


Menjëherë pas sulmit, Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) ndau një postim në llogarinë e tij në rrjetin social virtual “Truth”, duke deklaruar se:

1- Fordow nuk ekziston më”.


Ai shtoi më vonë në një fjalim televiziv se:

1- Objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë eliminuar plotësisht dhe tërësisht”.


Megjithatë, në një konferencë të dielën, ushtria e tij dukej pak më e kujdesshme në lidhje me rezultatin e operacionit.


Është shumë herët për të komentuar se çfarë mund të jetë ose jo ende atje”, tha Gjenerali Dan Caine, i cili, kryeson Shefat e Përbashkët të Shtabit të Ushtrisë.


Sigurisht, pamjet satelitore mund të zbulojnë vetëm njëfarë mase rreth gjendjes së një strukture që ndodhet shumë poshtë sipërfaqes së Tokës.


Por për momentin, pamjet para dhe pas të vendit janë informacioni më i mirë publik rreth ndikimit të bombardimit.


ÇFARË ZBULOJNË FOTOT SATELITORE?

 

Ajo që shohim janë gjashtë kratere, dy grupe me nga tre, ku u hodhën 12 pajisje të mëdha MOP”, shpjegon z. Xhefri Ljuis (Jeffrey Lewis), drejtor i Programit të Mospërhapjes së Armëve në Azinë Lindore në Qendrën Xheims (James) Martin për Studime të Mospërhapjes në Institutin Midllbëri (Middlebury).

 

Ideja është të godasim të njëjtin vend disa herë për të shkuar thellë. Vendndodhja e këtyre kratereve është gjithashtu e rëndësishme”, tha z. Xhozef Roxhërs (Joseph Rodgers), zëvendësdrejtor dhe bashkëpunëtor i Projektit të Çështjeve Bërthamore të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

 

Ndërsa tunelet hyrëse në kompleksin Fordou (Fordow) nuk duket se janë shënjestruar, bombat amerikane goditën ato që ka të ngjarë të jenë boshte ventilimi, sipas pamjeve satelitore që tregojnë fazat e hershme të ndërtimit në vend.

 

Arsyeja pse ia vlen të synohet një bosht ventilimi është se ai siguron një rrugë më të drejtpërdrejtë për në komponentët kryesorë të strukturës nëntokësore”, tha z. Roxhërs (Rodgers).

 

Kjo pikë e fundit është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh thellësinë e vendndodhjes në Fordou-t.

 

Z. Ljuis (Lewis) thekson se ushtria amerikane mbështetet në thelb në një model kompjuterik të objektit, i cili, u tregon atyre sa presion mund të përballojë para se të dëmtojë rëndë gjithçka brenda dhe ndoshta edhe ta rrëzojë objektin.

 

Duke bombarduar zona specifike me municione të shumta, ShBA-ës nuk kishin nevojë për bomba që mund të depërtonin 80 metra për të shkaktuar dëme të konsiderueshme.

 

Ndoshta nuk po përpiqen të shkojnë deri në fund të strukturës. Ndoshta thjesht po përpiqen të afrohen mjaftueshëm dhe ta shtypin atë me një valë goditëse”, tha më tej z. Ljuis (Lewis).

 

Nëse një valë goditëse mjaftueshëm e madhe kalon nëpër strukturë, ajo do të vrasë njerëz, do të shkatërrojë objekte dhe do të dëmtojë integritetin e strukturës.

 

Por ajo që nuk goditën bombat amerikane është gjithashtu e rëndësishme.

 

Ndërtesa e bardhë e zgjatur që shihet në pamjet satelitore të Fordou ka të ngjarë të jetë një infrastrukturë ndihmëse kritike për objektin, e cila, mund të ketë një sërë funksionesh, nga sigurimi i ajrit të kondicionuar deri te gjenerimi i energjisë rezervë.

 

ShBA-ës as nuk u shqetësuan ta godisnin atë. Kjo më tregon se ata nuk po përpiqeshin ta mbyllnin përkohësisht objektin”, vëren z. Roxhërs (Rodgers).

 

Ne shënjestruam atë që duket se janë boshtet e ventilimit në Fordou, në mënyrë që ose ta shkatërronim atë në mënyrë strukturore ose të shkaktonim sa më shumë dëme të ishte e mundur”, tha ai.

 

PARA DHE PAS SULMIT AMERIKAN.

Për një kohë të gjatë, Fordou mbeti një sekret i ruajtur me kujdes. Ekzistenca e vendit - qendror për programin bërthamor të Iranit - u pranua zyrtarisht për herë të parë nga qeveria e vendit në vitin 2009.


Besohet se objekti është i aftë të pasurojë uraniumin deri në 60 përqind. Prej andej, thonë ekspertët, ai mund të pasurohet më tej relativisht shpejt deri në 90 përqind, pragu i nevojshëm për të ndërtuar armë bërthamore.


Sulmi amerikan erdhi më shumë se një javë pasi Izraeli nisi një seri sulmesh kundër Iranit, me qëllimin e deklaruar për të ndaluar programin bërthamor të Teheranit.


Por, Izraeli nuk ka municione të afta për të arritur objekte të thella nëntokësore si Fordou, gjë që duket të jetë arsyeja pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të ShBA-ës.


Në këtë kohë është e paqartë se cilat do të jenë pasojat e bombardimeve amerikane për ambiciet bërthamore afatgjata të Iranit.


Z. Ljuis (Lewis) thotë se sulmi ishte taktikisht i shkëlqyer, por strategjikisht i paplotë, pasi regjimi i Republikës Islamike ende ka materiale bërthamore që mund të pasurohen në nivelin e nevojshëm për të prodhuar armë.


Ata ende kanë objekte nëntokësore ku mund ta bëjnë këtë dhe ende kanë kapacitetin për të prodhuar komponentë për centrifuga, kështu që ata ende mund të prodhojnë centrifuga për objektet”, komenton eksperti.


Ekziston një faktor tjetër që e ndërlikon më tej vlerësimin e dëmit në Fordou (Fordow).


Pamjet satelitore nga fillimi i javës së kaluar tregojnë aktivitet të konsiderueshëm rreth vendit, duke përfshirë më shumë se një duzinë kamionësh që hyjnë dhe dalin nga zona.


Mendoj se ata po kryenin disa operacione mbrojtëse”, tha z. Roxhërs (Rodgers).


Ata ndoshta i sollën ato kamionë për të provuar të mbyllnin hyrjet e tunelit dhe të mbroheshin nga sulmi.


Por është gjithashtu e mundur që Irani të ketë arritur të zhvendosë materialin bërthamor nga objekti para sulmit, duke zvogëluar efektivitetin e operacionit.


Në fund të fundit, programi bërthamor i Iranit supozohet se është dëmtuar, por nuk është eliminuar” tha z. Lewis.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page