LEZHË: U ARRESTUAN KEVILJANO NDOJ; ANDI SANCO; LORENC LLESHI | AKUZOHEN SE KRYEN VJEDHJE ME DHUNË NË NJË BANESË NË FSHATIN GAJUSH DUKE MARRË 1500 $ + 880 € + 50000 LEK + 1 ARMË GJAHU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 2 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Keviljano Ndoj.
2- Z. Andi Sanco.
3- Z. Lorenc Lleshi.
Ata akuzohen për vjedhjen me dhunë në banesën e një 66-vjeçari në fshatin Gajush, në Lezhë (1500 $, 880 €, 50000 Lek dhe 1 armë gjahu) ngjarje kriminale e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025.
Njoftim | Lezhë/Zbardhet dinamika e vjedhjes me dhunë, në banesën e një të moshuari, në fshatin Gajush, kryer më datë 28.04.2025.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Telefonata”.
Arrestohen 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së disa shumave parash dhe 1 arme gjahu, në banesën e të 66-vjeçarit.
Njëri prej bashkëpunëtorëve u kap në tentativë për të ikur nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Muriqan.
Procedohet penalisht babai i njërit prej të arrestuarve, për përkrahje të autorëve. Sekuestrohen 5 celularë, si dhe 2 automjete të përdorura gjatë vjedhjes.
Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, zbardhën dinamikën e rastit dhe arrestuan autorët e dyshuar.
Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), A. S., 21 vjeç, banues në Korçë dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë (u kap nga shërbimet e PKK Muriqan, në dalje).
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025.
Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit K. N., shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Yorumlar