top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MODENA: KONTABILISTJA ANTONIETA PIANI U GJET E VDEKUR NË NJË PËRRUA | ISHTE NISUR PËR NË VENDIN E PUNËS POR NUK ARRITI KURRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Modena, Itali | Znj. Antonietta Piani, me moshë 63 vjeçe, banore e Felikarolo (Fellicarolo) di Fanano-s (Modena), e cila, ishte zhdukur që nga orët e para të së hënës, u gjet e vdekur mbrëmjen e së martës, më 29 prill 2025.

 

Antonietta, një kontabiliste e njohur në zonën e Modenës, ishte larguar shumë herët nga shtëpia për të shkuar në punë si çdo ditë, por nuk mbërriti kurrë.

 

Në vend që të hipte në makinë, ajo dyshohet se u largua në zonën e pyllëzuar jashtë qytetit. Për sa dihet, ishte pa dokumente.

 

Zbulimi në një zonë të parrahur: Siç raportohet nga enti mediatik “ModenaToday”, trupi i saj u gjet në një përrua gjatë kërkimit, i cili, filloi rreth 36 orë më parë me mbështetjen e një helikopteri dhe dronëve të zjarrfikësve.

 

Për të nxjerrë trupin, i cili, ndodhej në një zonë shumë të paarritshme, ishte e nevojshme ndihma e ekipit të shpëtimit Alpin.


Karabinierët po hetojnë në përpjekje për të rindërtuar atë që ka ndodhur.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page