top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUBJEKTI POLITIK PUSHTET-KËRKUES PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË DEPOZITOI KALLËZIM PENAL NË SPAK PËR ISH-KRYETARIN E BASHKISË SË TEPELENËS TËRMET PEÇI | AKUZOHET PËR 66 MILIONË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 30
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Subjekti politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë depozitoi sot një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për ish-kryetarin e Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi.

 

Z. Peçi garon për t’u zgjedhur deputet i subjektit politik pushtet-mbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit që po vjen së afërmi.


Deklarata e anëtarit të Kryesisë njëkohësisht kandidatit për deputet të PDSh-së (Gjirokastër) Arben Ristani. 👇👇👇


Emisioni investigativ PLUG, denoncoi një skemë tjetër korruptive në një ndër qarqet më të varfra të Shqipërisë, në Bashkinë e Tepelenës.

 

Tërmet PUBLIÇITARI dhe drejtori i tij kamikaz Lorenc Bami, kanë krijuar një skemë të mirëfilltë korruptive për të përfituar 18 milionë euro të ardhura nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

 

Konkretisht në vitin 2017 Lorenc Bami, nëpërmjet gruas së tij themelon kompaninë NG STRUCTURES dhe menjëherë firmosën tendera publikë në Bashkinë Tepelenë dhe Gjirokastër.

 

Kjo kompani, e vetme dhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë, ka rezultuar fituese në tendera me vlerë 66 milionë euro, ku spikasin tenderat e rindërtimit.

 

NG STRUCTURES rezulton që të jetë kompania e përzgjedhur dhe nga IUMENTIS shpk, kjo e fundit me firmën e Tërmet Publiçitarit ka përfituar tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, e më pas kalon paratë tek kompania e Drejtorit të Bashkisë.

 

Por abuzimi nuk mbaron me kaq, Lorenc Bami në vitin 2019 themelon dhe një tjetër kompani, Artreum Generation nëpërmjet të cilës ka marrë nënkontraktimin e një tjetër tenderi në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e Ujësjellësit, një tjetër procedurë e denoncuar nga Partia Demokratike.

 

Tërmeti i partisë nuk mund të ishte ndryshe nga shokët e Rilindjes.

 

Me VKB të posaçme, ai i ka dhuruar motrës së tij mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe, për financimin sigurisht i vjen në ndihmë shoqja tjetër rilindase Frida Krifca, me një financim në vlerën 220.000 euro me fondet e IPARD.

 

Për thertoren dhe Agroturizmin e motrës, Frida Krifca ka dhënë rreth 1 milionë euro nga fondet, të cilat duhet të shkonin për fermerët.

 

Kjo pra është thertorja korruptive në të cilën Tërmeti i partisë i futi paratë e qytetarëve të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Memaliajt.

 

Kjo kasaphanë korruptive me paratë e shqiptarëve do të marrë fund më 11 maj.

 

Sot në emër të Partisë Demokratike, depozitova pranë SPAK kallëzimin penal për këtë megavjedhje 5T, e cila ka lënë me gojë hapur edhe arkitektët e 5D dhe 5B.

 

Partia Demokratike zotohet se do t’i çojë para ligjit të gjithë ata që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë si dhe do të konfiskojë çdo pasuri të vënë në kurriz të shqiptarëve, për t’i kthyer ato para në buxhetin e shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page