TIRANË: PROKURORIA SEKUESTROI PASURITË MATERIALE TË ADRIATIK GJINECIT | DJALI I TIJ ISMAIL GJINECI ËSHTË PËRFSHIRË NË TRAFIKIM FEMRASH PËR QËLLIME PROSTITUCIONI NË FUNKSION TË FITIMIT MATERIAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuritë materiale të:
1- Z. Adriatik Gjineci.
Ai konsiderohet subjekt i lidhur me z. Ismail Gjineci, (djali i tij) i cili, është subjekt i hetimit pasuror për shkak se është përfshirë në trafikim femrash me qëllime prostitucioni.
Njoftim | Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror nr.81, viti 2020, mbi shtetasin I.Gj., i dënuar dhe arrestuar për veprën penale ‘trafikim i personave të rritur’ parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal, ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme.
Në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, i caktoi masën e sigurimit “arrest në burg”.
Nga hetimet e shtrira tek personat e lidhur me të, rezultoi se i ati i tij, shtetasi A.Gj., me balancë negative në banka, nuk justifikon me të ardhurat blerjen e një apartamenti dhe dy makinave në pronësi të tij.
Këto pasuri të paluajtshme, dyshohet se janë fituar nga personi i lidhur A.Gj., si rezultat i përfshirjes së djalit të tij të dënuar I.Gj. nga aktiviteti kriminal.
Prokuroria sekuestroi:
-Pasuri e paluajtshme, apartament nr. 3 me sip 117.78 m,2, Pallatet “SANDY” Sh.P.K, Tiranë;
-Pasuri e luajtshme, automjet tip “Renault Scenic”; dhe
-Pasuri e luajtshme, automjet tip “Lancia Musa”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios