VENECIA: NJË MAKINË U PËRPLAS NË NJË KANTIER NDËRTIMI AUTOSTRADE | DY TË VDEKUR NË AUTOSTRADËN MES LATISANËS DHE PORTOGRUAROS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Venecia, Itali | Dy të vdekur në një aksident automobilistik që ngjau këtë mëngjes në autostradën A4, pranë Portogruaro-s (Venecia).
Një makinë, për arsye ende të paqarta, është përplasur në një kantier ndërtimi autostrade.
Makina kaloi kantierin e ndërtimit, duke rrëzuar barrierat, pastaj goditi barrierën qendrore të sigurisë dhe me shpejtësi të lartë goditi automjetin e mirëmbajtjes së entit Autostrade Alto Adriatico - i cili ishte ndaluar brenda kantierit të ndërtimit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários