FSHATI FUSHË-GJORMË; KURBIN | U ARRESTUAN GJERGJ GJOKA DHE BESJAN DERVISHI (I NJOHUR EDHE SI BESJAN TUSHA) | AKUZOHEN PËR VJEDHJE TË KRYER NË BASHKËPUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 2 min read

Fshati Fushë-Gjormë, Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gjergj Gjoka, me moshë 65 vjeç.
2- Z. Besjan Dervishi (i njohur edhe si Besjan Tusha), me moshë 38 vjeç.
Ata akuzohen si të përfshirë në vjedhje.
Njoftim | Kurbin/Rreth mesnatës, thyen xhamin e një lokali në fshatin Fushë Gjormë, për të vjedhur para dhe produkte, arrestohen në flagrancë, në lokal, 2 shtetas.
Të dy, me precedent të theksuar për këtë krim.
Menjëherë pas denoncimit të shtetasit A. I., se 2 shtetas kishin thyer xhamin e lokalit të tij, në fshatin Fushë Gjormë, me qëllim vjedhjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Alarmi”, u kapën në flagrancë, në lokal, duke vjedhur xhiron ditore dhe pije alkoolike, dhe u vunë në pranga shtetasit Gj. Gj., 65 vjeç dhe B. D. alias B. T., 38 vjeç, të dy banues në Kurbin.
Vijojnë hetime me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Shkatërrimi i pronës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários