ÇFARË DIMË PËR SATELITIN MISTERIOZ RUS KOSMOS-2553 I CILI KA DALË JASHTË KONTROLLIT?
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 30
- 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Kosmos-2553, sateliti misterioz rus që tashmë është në qendër të akuzave amerikane, duket se po rrotullohet në një mënyrë të pakontrolluar.
“Sateliti, për të cilin, inteligjenca amerikane beson se po e ndihmon Moskën të zhvillojë një armë bërthamore anti-satelit, mund të mos jetë më funksional, gjë që mund të përfaqësojë një pengesë për përpjekjet e Moskës në fushën e armëve hapësinore”, thanë analistët amerikanë për agjencinë e lajmeve “Rojtërs” (Reuters).
Identiteti i satelitit rus Kosmos-2553: Është një nga dhjetëra satelitë rusë në hapësirë që dyshohet se kanë lidhje me programe ushtarake dhe të inteligjencës.
I lëshuar më 5 shkurt të vitit 2022, disa ditë para pushtimit të Ukrainës, ai arriti në një orbitë relativisht të izoluar rreth 2000 km mbi sipërfaqen e Tokës, duke u pozicionuar në një pikë të nxehtë rrezatimi kozmik që satelitët e komunikimit ose të vëzhgimit të Tokës zakonisht e shmangin.
Sipas zyrtarëve rusë, është një satelit eksperimental i lëshuar për qëllime kërkimore, ndërsa NASA tha se Cosmos 2553 është një satelit zbulimi ushtarak rus i projektuar nga Npo Mashinostroyeniya, ndoshta një satelit zbulimi me radar.
Sipas disa hipotezave të paraqitura nga burime amerikane, qëllimi i tij, megjithëse sateliti rus nuk është një armë në vetvete, do të ishte të mbështeste zhvillimin e një arme bërthamore anti-satelitore, e aftë të shkatërronte të gjitha rrjetet satelitore civile ose ushtarake, siç është Starlink i SpaceX, me pasoja serioze për telekomunikacionin.
Ndryshimet e lartësisë: Vitin e kaluar, kujtojmë se sateliti rus kishte treguar shenja të sjelljes anormale, duke përfunduar në qendër të akuzave të ShBA-ës.
Në detaje, Slingshot Aerospace, rrjeti global i teleskopëve të së cilës ka monitoruar satelitin rus që nga lëshimi i tij, zbuloi ndryshime në shkëlqim në muajin maj të vitit 2024, ndërsa nëntorin e kaluar Kosmos-2553 do të kishte kryer një ndryshim orbite, duke u ngjitur pak në lartësi.
Muajin pasardhës, analiza të mëtejshme të radarit dhe imazhet satelitore e rritën vlerësimin e firmës së gjurmimit të hapësirës LeoLabs për ndikimin e satelitit në një nivel të lartë besimi.
Jashtë kontrollit: Sipas të dhënave të radarit Doppler nga LeoLabs dhe të dhënave optike nga Slingshot Aerospace, të raportuara sateliti rus ka pasur disa episode të asaj që duket të jetë një rrotullim i parregullt.
“Ky vëzhgim sugjeron fuqimisht se sateliti nuk është më funksional”, shpjegoi Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një organizatë kërkimore me seli në Uashington.
Megjithatë, deri më sot, Ministria Ruse e Mbrojtjes nuk i është përgjigjur një kërkese për koment nga agjencia e lajmve Rojtërs (Reuters), ndërsa Komanda Hapësinore e ShBA-ës tha se ishte në dijeni të një ndryshimi në lartësinë e Kosmos-2553, por refuzoi të jepte vlerësime të mëtejshme për statusin e tij aktual.
Prandaj, do të nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar nëse sateliti misterioz rus ka pësuar një mosfunksionim të mundshëm apo po vazhdon operacionet e tij sipas planit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios