top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “KOMUNA E PARISIT”; TIRANË | U ARRESTUA KRISTIAN KAÇORRI: U PARAQIT NË SPITAL I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI; PO HETOHET NË DISA PISTA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read

Lagjja “Komuna e Parisit”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kristian Kaçorri me moshë 28 vjeç.


Ai u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri.


Autoritetet vendore të hetimit penal po hetojnë për vrasje, vetëvrasje e vullnetshme ose e detyruar ose për plagosje nga pakujdesia.


Njoftim | U vetëplagos me armën e zjarrit të cilën e posedonte pa leje, vihet në pranga 28-vjeçari.


Vihen pranga edhe dy shtetas të tjerë si dhe shpallet në kërkim një tjetër pasi ndihmuan në fshehjen e armës së zjarrit dhe vendit të ngjarjes.


Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.


Pas njoftimit të marrë se rreth orës 01:20, datë 18.05.2025, në spital  kishte shkuar për mjekim, një shtetas i dëmtuar në këmbë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e saj dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në përfundim të tyre arrestuan shtetasit:

K. K., 28 vjeç, A. C., 33 vjeç dhe A. M., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë.


Si dhe shpallen në kërkim shtetasin E. E., 41 vjeç, banues në Kucovë.


Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.


Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë, shtetasit A. C dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi A. M (kamarieri i lokalit) ka fshirë vendin e ngjarjes.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page