top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LEZHË: XHEJSON SEFERAJ U PROCEDUA PENALISHT NË GJENDJE TË LIRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Fshati Dajç, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan në Prokurorinë vendore akte proceduriale penale në ngarkim të:

1- Z. Xhejson Seferaj, me moshë 28 vjeç.


Ai ishte i shpallur në kërkim policor në lidhje me një ngjarje të ndodhur në datën 5 maj të vitit në Lezhë.


Ai u akuza për kërcënime ndaj kandidates për deputete Klotilda Ndreca dhe ndaj z. Emirjan Lazri (subjekt politik).


Njoftim | Në vijim të komunikatës së datës 05.05.2025, ku është shpallur në kërkim shtetasi Xh. S., 27 vjeç, si një nga autorët e dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ju informojmë se:


Më datë 18.05.2025, nga Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim policor, Xh. S., 27 vjeç, banues në Lezhë.


Në përfundim të veprimeve  dhe pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas do ndiqet në gjendje të lirë.


Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policsë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page