BIELEFELD: 5 TË PLAGOSUR ME THIKË NË NJË BAR KAFE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Bielefeld, Republika Federale e Gjermanisë | Policia gjermane po kërkon një burrë që sulmoi dhe lëndoi të paktën pesë persona në qytetin perëndimor të Bielefeldit.
Policia tha se tre viktima pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në spitale të ndryshme, pasi i dyshuari i panjohur sulmoi festuesit para një bari në qendër të qytetit me një objekt të mprehtë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Agjencia gjermane e lajmeve “Dpa” raportoi se festuesit ishin tifozë futbolli nga një ekip lokal, që mbrojtën veten kundër sulmuesit para se ai të largohej.
Klubi i futbollit Arminia Bielefeld i qytetit fitoi ndeshjen të shtunën dhe me të u bë kampion i divizionit të 3-të.
Sipas policisë, sulmuesi ndoshta është lënduar në fytyrë.
Policia e Bielefeldit tha në një deklaratë se gjeti disa thika në vendin e sulmit, dhe se ka aktivizuar një linjë telefonike për dëshmitarë duke u kërkuar njerëzve të ngarkojnë video dhe foto të sulmit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments