top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANI E MADHE: KLEVIS KURTI DHE ELJOHN MOZHIKA U KAPËN DUKE PUNUAR NË SHTËPI BARI; U DËNUAN ME BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Autoritetet britanike të gjykimit penal shqiptuan dënime penale ndaj:

1- Z. Klevis Kurti.

2- Z. Eljohn Mozhika.


Ata u dënuan me 14 muaj heqje lirie.


Ata u konsideruan fajtorë për kultivimin e rreth 900 bimë hashashi në ambient të mbyllur.


Policia britanike kontrolloi një objekt në Mepll Roud (Maple Road), më 19 shkurt, ku gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal qindra bimë hashashi.


Gjatë gjykimit penal të tyre gjykatësi Martin Husein (Huseyin) tha: “Ju ishit pjesë e një operacioni shumë më të madh. Të dy jeni vetëm ingranazhe të vogla në një grup kriminal të sofistikuar. Histori që e dëgjoj çdo javë”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page