FSHATI KORISHË; PRIZREN | ARBËR UKAJ U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR; DYSHOHET I LIDHUR ME TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI PRANË LOKALIT “TE LA SHUK”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Fshati Korishë, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim policor:
1- Z. Arbër Ukaj, me moshë 23 vjeç.
Ai konsiderohet i lidhur me të shtënat me armë zjarri, të orës 00:30, të datës 18 maj 2025, pranë lokalit “Te La Shuk”.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë të llojit TT Zastava 7.62 mm M57.
2- Gjashtë gëzhoja.
Ai është nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Mbajtje të paautorizuar të armëve në pronësi apo kontroll”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments