FSHATI POUSKË: PRIZREN | NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK MBETI E VDEKUR DILGE NANOVÇE; TË PLAGOSUR MBETËN FATI GASHI DHE ERDALL TUMBA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Fshati Pouskë, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin rrugor “Pouskë-Opojë” mbeti e vdekur znjsh. Dilge Nanovçe, me moshë 19 vjeçe (qyetetare turke me banim në Kosovë).
Ajo ishte duke udhëtuar me dy veta të tjerë me një automjet të tipit “Opel Astra” dhe po e ngiste automjetin pa leje drejtimi dhe pa përvojë në ngarje.
Automjeti ra në një terren të thepisur prej disa metrash.
Dy pasagjerët që gjendeshin në automjet ishin:
1- Z. Fati Gashi.
2- Z. Erdall Tumba.
Ata u transferuan në spital për ndihmë mjekësore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments