PRESIDENTI I IZRAELIT ISAK (ISAAC) HERZOG: I JAM MIRËNJOHËS PAPA LEO-të; KËRKOI KTHIMIN E MENJËHERSHËM TË TË RRËMBYERVE | PRESIDENTI IZRAELIT NË PËRURIM: SHPRESË PËR BASHKËPUNIM TË RI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Sot kam privilegjin të përfaqësoj Izraelin në ceremoninë historike të inaugurimit të Papa Leo XIV-të.
Jam mirënjohës që një nga veprimet e para të Papës ishte thirrja për kthimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve nga Gaza.
Shpresoj që Papati i tij do të sjellë një epokë të re bashkëpunimi ndërfetar dhe do të forcojë më tej miqësinë midis hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve në Tokën e Shenjtë”, shkroi presidenti i Izraelit Isak (Isaac) Herzog në rrjetin social virtual Iks (X).
“Pres me padurim të punojmë së bashku për të thelluar lidhjet historike midis Izraelit dhe Selisë së Shenjtë dhe shpresoj që së shpejti ta mirëpres Shenjtërinë e Tij në Tokën e Shenjtë si një simbol të fuqishëm të kësaj lidhjeje të rëndësishme”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários