top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U MBYLLËN HETIMET PENALE PARAPRAKE PËR DRITAN HOXHËN | AKUZA: SË BASHKU ME BESIM BESIMAJN VRANË ANDON VESHAJN NË LARISË TË GREQISË NË 17 MAJ TË VITIT 2010: VIKTIMA KISHTE ME VETE 150 MIJË € (3 ÇEQE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet penale paraprake dhe dërgoi në Gjykatë me qëllim zhvillimin e gjyqit paraprak akte proceduriale penale në ngarkim të:

1- Dritan Hoxha.

 

Ai u hetua për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

 

Ai akuzohet se së bashku me z. Besim Besimaj vranë z. Andon Veshaj.

 

Akti kriminal u krye në Larisë (Larisa) të Greqisë më 17.05.2010.

 

Hetimet penale paraprake nisën në vitin 2017 pas kallëzimit të bërë nga xhaxhai i viktimës, i cili, denoncoi se nipi i tij u gjet i rrahur për vdekje brenda automjetit të tij.

 

Njoftim | Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi D.H. kishte njohje me viktimën dhe natën e krimit kanë qenë në të njëjtin bar që administrohej nga viktima duke konsumuar alkool.

 

Prokuroria provoi se ata janë larguar në të njëjtën kohë dhe nga tabulatet telefonike rezultoi se autori ka komunikuar me bashkëpunëtorin tjetër shtetasin B.B.

 

Të dy këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike duke e goditur në këmbë, duar e pjesë të ndryshme të trupit.

 

Si pasojë e dhunës, viktima ndërroi jetë.

 

Pas këtyre akteve, ata e kanë futur viktimën në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes.

 

Natën e ngjarjes, viktima ka pasur tre çeqe me vlerë 150 mijë euro me vete.


Ai humbi jetën si pasojë e goditjeve të rënda të kokës.

 

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi e provuar se D. H., ka konsumuar në bashkëpunim me shtetasin B. B., kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në dëm të viktimës A. V., thuhet në njoftim.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page