LAGJJA “ALI DEMI”; TIRANË | THEODHOR LLULLA MBETI I VDEKUR NGA ZJARRI I RËNË NË NJË OBJEKT BANIMI (DYSHOHET PËR MBYTJE NGA TYMËRAT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 58 minutes ago
- 1 min read

Lagjja “Ali Demi”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Theodhor Llulla, me moshë 72-vjeç, mbeti i vdekur nga zjarri i rënë në një objekt banimi (dyshohet për mbytje nga tymërat).
Njoftim | Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr.
Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments