top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: PO ZGJEROJMË KONTROLLIN MBI TERRITORET E HEZBOLLAHUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 49 minutes ago
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Unë i kam udhëzuar Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që të zgjerojë manovrën në Liban.


Ata kaluan Litanin dhe pushtuan Boforin (Beaufort).


Tani urdhri im është të konsolidojmë dhe zgjerojmë kontrollin tonë mbi territoret që ishin nën kontrollin e Hezbollahut”.


Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu.


Jemi rikthyer të bashkuar, të vendosur, më të fortë se kurrë. Që nga fillimi i luftës, e cila ka vazhduar që nga viti 2023, Izraeli ka eliminuar 8000 terroristë të Hezbollahut, 3000 që nga fillimi i ‘Ulërimës së Luanit’, dhe vetëm në muajin e fundit, 700, më shumë se ata të eliminuar gjatë Luftës së Dytë të Libanit.


Pushtimi i Boforit (Beaufort) përfaqëson një hap themelor dhe një ndryshim rrënjësor në politikën që po zbatojmë; kemi thyer barrierën e frikës.


Po ndërmarrim iniciativa, po veprojmë në të gjitha frontet; në Siri, në Gaza, në Liban, kemi krijuar rripa sigurie përtej kufijve tanë për të mbrojtur komunitetet tona”, tha Kryeministri Netanjahu.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page