FRANCË | MINISTRI I JASHTËM ZHAN-NOEL BARO (JEAN-NOËL BARROT): KËRKOJ TAKIM TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-së PËR PËRPARIMIN E USHTRISË SË IZRAELIT NË LIBAN.

Paris, Francë | “Franca ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi ushtria izraelite pushtoi Kalanë ikonike mesjetare Bofor (Beaufort) në Liban, ku tani valëvitet flamuri i saj”.
Kështu tha Ministri i Jashtëm francez, Zhan-Noel Baro (Jean-Noël Barrot), për entin mediatik vendor “BFMTV” (Business Française Maritime Télévision).
“Ky është një gabim i rëndë për Izraelin, sepse ky përparim në territorin libanez jo vetëm që është në kundërshtim me angazhimet e Izraelit, duke pasur parasysh se kemi pasur një armëpushim në Liban që nga 17 prilli, por është gjithashtu në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Kam kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse, ndërsa njeh të drejtën e Izraelit, si të të gjitha vendeve, për vetëmbrojtje dhe për t'u mbrojtur nga sulmet e Hezbollahut, asgjë nuk mund të justifikojë operacionet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Liban dhe pushtimin gjithnjë e më të thellë të territorit libanez”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments