top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“PLANI I BARDHË”; KLOS | HALIL GJASHI MBETI I VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; TË PLAGOSUR MBETËN XHONI SALLAKU; SAJMIR CECJA; ALFRED RUÇI; PËRPARIM RUÇI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 31
  • 1 min read
“PLANI I BARDHË”; KLOS | HALIL GJASHI MBETI I VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; TË PLAGOSUR MBETËN XHONI SALLAKU; SAJMIR CECJA; ALFRED RUÇI; PËRPARIM RUÇI.
Pamje fotografike amatore nga vendi i ngjarjes

Plani i Bardhë”, Klos, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”.


Si pasojë, mbeti i vdekur:

1- Z. Halil Gjashi, me moshë 55 vjeç.


Mbetën të plagosur:

1- Z. Xhoni Sallaku.

2- Z. Sajmir Cecja.

3- Z. Alfred Ruçi.

4- Z. Përparim Ruçi, 51 vjeç.


Njoftim | Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C.


Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. C.


Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page