top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “FRESKU”; TIRANË | FERDINAND BALLA U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME 811 GRAMË KOKAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read
LAGJJA “FRESKU”; TIRANË | FERDINAND BALLA U ARRESTUA; TRAGTAR DROGE ME 811 GRAMË KOKAINË.

Lagjja “Fresku”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ferdinand Balla, me moshë 51 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zonat”.


Goditet një tjetër rast i furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.


Sekuestrohen 811 gramë kokainë. Vihet në pranga poseduesi.


Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua me sukses faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zonat”.


Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 51 vjeç.


Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan këtë shtetas në një lokal në zonën e Freskut.


Gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 811 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.


Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do të furnizonte edhe shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.


Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.


Faza e parë e operacionit “Zonat” u finalizua një ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ku u sekuestruan mbi 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe u vu në pranga poseduesi i saj.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page