LAGJJA “ALI DEMI”, TIRANË | U ARRESTUAN KRISALD KUNDRAXHI + JURGEN KOVAÇI; ARMË ZJARRI + KOKAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 14
- 2 min read

Lagjja “Ali Demi”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Krisald Kundraxhi (anëtar i një grupi kriminal të drejtuar nga z. Gjergj Cukali).
Në vitin 2016 ai u arrestua së bashku me:
a- Z. Gjergj Cukali.
b- Z. Artur Tarja.
c- Z. Muharrem Kallushi.
ç- Znj. Vjollca Gjoka.
d- Z. Gentian Balliu.
dh- Z. Armand Gjoka.
2- Z. Jurgen Kovaçi.
Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K., dhe pasagjer shtetasin J. K..
Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit Krisald Kundraxhi. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gramë lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
J. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments