top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREU KINEZ I TRAFIKUT NDËRKOMBËTAR TË FENTANILIT ZHI DONG ZHANG “VËLLAI UANG (WANG)” U EKSTRADUA NGA KUBA NË SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS DHE MË PAS NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | I konsideruar si një trafikant i madh ndërkombëtar i fentanilit, qytetari kinez Zhi Dong Zhang - i njohur si “Vëllai Uang (Wang)” - iu dorëzua autoriteteve amerikane pasi u ekstradua nga Kuba.


Qeveria meksikane, së cilës, ai i ishte dorëzuar nga kubanezët, e njoftoi këtë lajm.


Sekretari meksikan i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, Omar Garsia Harfuk (García Harfuch), konfirmoi transferimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tij, i cili, u arrestua më 30 tetor 2024 në Meksiko Siti (Mexico City), por u arratis më 11 korrik.


Më 31 korrik, z. Zhi Dong Zhang u arrestua në Kubë, së bashku me dy subjekte të tjerë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page